Premtim i pambajtur, qytetarët presin gjelbërim, Veliaj ngre pallate te Bulevardi i Ri
"Problemi që ka bulevardi i madh është që është devijim i një plani tjetër të një qeverie, i cili kërkonte që qyteti të kishte një park qëndror jo një pyll me pallate. Dhe unë po kandidoj që ta kthej në një park. Ai po kandidon që të vazhdojë pallatet" premtoi Veliaj.
Por çfarë po ndodh në të vërtetë në Bulevardin e Ri?
Pasi familjet u larguan pa marrë paratë për pronën e zënë me rrugën, me nxitim kanë nisur pallatet.
Sheshet e hapura dhe karabinatë janë pothuajse në të gjithë zonën, ndërsa parku i gjelbëruar nuk duket gjëkundi.
Në fakt varet sesi e shikon çështjen e parkut. Në rast se do të marrim për bazë kodrën e Paskuqanit, ajo aty ka qenë dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë.
Por ndoshta dhe e kemi gabim dhe nuk e shohim me syrin e duhur, edhe pse faktet flasin vetë.
Madje fakt është se ka qenë kryetari i bashkisë, ai i cili ka deklaruar se nuk do të lejojnë ndërtimet pa u realizuar parqet, ndërsa ende ngrihet pyetja përse ky ngryshim?
"Ky projekt që ndërtonte pallate do të ndërpritet, do të kemi një projekt të ri që e kthen në park" premtoi Kryebashkiaku.
