“Lufta brenda llojit është më e vështirë”, Biberaj: Përgjegjësi e Berishës bashkimi i demokratëve
Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur brenda Partisë Demokratik ku duket se po gjendet gjuha e përbashkët mes grupeve.
Biberaj thotë se është në përgjegjësinë e Berishës që të bëjë bashkimin e demokratëve.
Aleksandër Biberaj: Ka qenë një zhvillim pozitiv. Opozita nuk ka luksin të humbasë asnjë opozitar. Mbetet në përgjegjësi të Berishës për ta bërë bashkimin. Nuk mund të rriskojmë më shumë dhe të lëmë këtë grup të strukturuar kriminal në pushtet. Është përgjegjësi e Berishës se dhe deputet afër Alibeajt duket sikur nuk e dua këtë bashkim. Ka pjesëtarë që mendojnë më shumë për karrierën e tyre dhe për inate personale dhe nuk ngrihen për të parë interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Gazmend Bardhi u shpreh se do të bëjnë gjithçka për tu bashkuar, pse ky ndryshim?
Aleksandër Biberaj: Të gjithë jemi të ndërgjegjësuar që pa një bashkim të të gjithë opozitës por dhe çdo partie opozitare e kemi të pamundur të përballemi me këtë regjim. Në politikë “kurrë mos thuaj kurrë”. Historia 32 vjeçare ka treguar se lufta brenda llojit është më e vështirë. Gjithë sfida do të jetë të dalim me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale. Duhet të respektojmë çdo votues.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kanë rënë dakord ditën e djeshme (10 tetor 2022) të zhvillojnë bisedime për përzgjedhjen e figurave më të cilët do të dalin në garë për zgjedhjet vendore. Pas katër orë mbledhje në selinë e Kuvendit, Gazmend Bardhi u shpreh se qëllimi i tyre i vetëm është që të kenë një kandidat të përbashkët, fakt ky i mbështetur dhe nga kreu Sali Berisha.
