Ishte në kërkim për plagosje me armë në Shqipëri, lezhiani arrestohet në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 17:59
Një shtetas shqiptarë është arrestuar në Itali.
i arrestuari është Ferdinand Ndoja 44-vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Ndoja për të cilët mediat italiane janë të rezervuara u ndalu gjatë një kontrolli në rrugë.
Pas verifikimeve autoritetet zbuluan së 44-vjeçari kërkohej nga Shqipëria pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Ferdinand Ndoja ndodhet në një burg lokal në pritje që autoritetet shqiptare të kryejnë procesin e ekstradimit.
