Asnjë përgjigje prej dy muajsh, Petrit Vasili: Çfarë fsheh qeveria në aferën e portit të Durrësit?

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i është rikthyer këtë të martë aferës me portin e Durrësit, duke akuzuar qeverinë Rama se i fshihet kërkesës zyrtare për informacion.

Ai kujton se ka dy muaj që i është drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Trasportit dhe për dijeni Edi Ramës për të zbardhur të vërtetën e Portit të Durrësit dhe nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga qeveria.