PS: JO ndryshimit të hartës për zgjedhjet vendore, Çupi: Ju po talleni me shqiptarët!

Socialistët ua kanë mbyllur derën demokratëve të Alibeaj për të ndryshuar harten territoriale për këto zgjedhje vendore, pasi në raportin e tyre ata rekomandojnë që të mbeten në fuqi 61 bashkitë aktuale. Për të shtuar numrin e bashkive, PD i nevojiten edhe votat e PS, e cila me qëndrimin e saj i dha karton të kuq propozimit të opozitës.

Socialistët nuk i janë përgjigjur pozitivisht demokratëve për të ndryshuar hartën territoriale para zgjedhjeve vendore. Edhe pse i dëgjoi argumentet e demokratëve të Alibeaj në komisionin e posaçëm për të shtuar 33 bashki të tjera, deputetët e mazhorancës nëpërmjet ekspertëve të tyre kanë dalë në përfundim se për lokalet e ardhshme nuk duhet të bëhet asnjë ndryshim në numrin e bashkive.

"Për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore 2023 rekomandojmë të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta të aktorëve lokalë, qëndrorë e ndëkombëtarë për konsolidimin e 61 njësive të vetëqeverisjes vendore aktuale"

Zhgënjyese ka qënë për opozitën ky qëndrim i PS, pasi pritshmëritë e tyre ishin përqëndruar të paktën në një fitore të parë politike në tryezë me mazhorancën.

Dhurata Çupi:"Raporti juaj nuk sugjeron asgjë, thotë ti mbajmë këto 61 bashki.Ti fitojë PS në tavolinë. Kjo është tallje me shqiptarët. Miratuat një reformë, një komision për ta rishikuar reformën territoriale, e tani thoni Jo"

Demokratët një javë më parë propozuan që territori duhet të ndahet në 94 bashki dhe ndarja të mos jetë në qarqe por të ndarhet në rajone.

PS: JO ndryshimit të hartës për zgjedhjet vendore, Çupi: