“Rama e ka me mafian, ne me Ramën”Meta: Do të ndëshkojmë rilindjen
Teksa i kërkon kryeministrit të heqë dorë nga amnistia fiskale kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar përballje kokë më kokë me të. Meta thekson se opozita po përgatitet për të dënuar atë që e quan sekt i rilindjes.
Nëpërmjet amnistisë fiskale, kryeministri Rama po bëhet palë me mafian. Ky është pretendimi i kryetarit të Partisë së Lirisë, qe e ka cilësuar një kartë jeshile për paratë që burojnë nga krimi.
Ilir Meta: Nuk mund të konsiderohet tjetër veçse si një kartë për dalje nga burgu për të gjithë shmangësit e mëdhenj të taksave. Kjo inisiativë do ët favorizonte qartësisht botën e krimit duke ju ofruar mundësinë që të ardhurat e përftuara ndër vite për aktivitetet kriminale për grupe të organizuara, pushtojnë ekonominë vendase dhe tregun financiar në mënyrë të ligjshme.
Në këtë linjë, ish-presidenti Meta ka theksuar rëndësinë e organizimit të opozitës përballë kundërshtarit të përbashkët politik.
Ilir Meta: Kemi vetëm një luftë, luftën me sektin e rilindjes, këtë sekt të babëzirtur që nuk njeh ligj e asnëj normë shtetërore, që ka shkatërruar shtetin.
E ndërsa në partinë demokratike lëvizjet e të dyja kampeve premtojnë bashkim, për Metën këto tentativa rrisin shanset e opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ilir Meta: Sa u takon problemeve të brendshme të PD unë jam përpjekur ti zgjidh ato prej shumë kohësh në interest ë vndit. Jo vetëm aq po kam qenë unë që i kam nxjerrë nga çadra Partinë Demokratike por nuk hyj dhe nuk ndikoj në këto çështje kur përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe e ka marrë një forcë politike dhe uroj ta zgjidhi këtë gjë sa më shpejtë. Mesazhi është i qartë të ndëshkojmë kudo kandidatët e rilindjes.
Edhe pse janë parimisht me mendimin se duhet të garojnë me kandidatë të përbashkët ende nuk është janë të qarta modalitetet e partive opozitare.
