Faqet e internetit të 14 aeroporteve amerikane bien pre e sulmeve kibernetike ruse

Uebsajtet e 14 aeroporteve amerikane u hakuan të hënën nga grupi pro-rus i hakerave Killnet.

Sipas mediave amerikane, hakerat shënjestruan aeroportet ndërkombëtare në Los Anxhelos, Çikago, Orlando, Denver, Phoenix dhe Atlanta, si dhe aeroportet në Kentaki, Misisipi dhe Havai.

Operacionet e aeroportit nuk u prekën nga sulmi kibernetik. 

Si Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA) dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) u njoftuan për rastin e sulmit kibernatik.

Grupi pro-rus i hakerëve Killnet ka marrë më parë përgjegjësinë për sulmet kibernetike ndaj objektivave të SHBA-së si hakmarrje për mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës.