Elbasan, festivali i muzikës së dhomës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 15:04
Në Elbasan u mbyll me sukses edicioni i shtatë i takimit kombëtar të Orkestrave të Harqeve, ku çmimi i parë shkoi për grupin përfaqësues të qytetit të Elbasanit. Organizatorët e cilësuan festivalin një sukses dhe theksuan angazhimin për ta kthyer në traditë.
Orkestra e Harqeve e Elbasanit, përfaqësuese e qytetit, u nderua me çmimin e parë të Takimit Kombëtar të muzikës së dhomës mbajtur në Teatrin "Skampa"
11 trupa nga i gjithë vendi performuan në 3 netë duke e kthyer Elbasanin në një vend pritës i një prej festivaleve më të rëndësishme në vend.
Drejtori i festivali Blerim Narazani e vlerësoi festivalin një sukses.
Qindra qytetarë morën pjesë përgjatë 3 netëve të festivalit, ndërsa ai ëhstë kthyer në një traditë për qytetin.