Tetori i Librit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ministrinë  e Kulturës në kuadrin e një tradite tashmë kulturore organizon këtë vit tetorin e librit me moton "Libri afron botën".

Një temë që prek zhvillimet e sotme sociale, kulturore dhe politike.

Në aktivitet morën pjesë botues, përkthyes dhe autorë të librave të ndryshëm, të cilët shprehën rëndësinë që ka libri në shoqërinë e sotme.

Përgjatë vitit 2022 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka vijuar fushatën e saj në çdo hapësirë të Shqipërisë jo vetëm përmes aktiviteteve por edhe përmes takimeve me botues, autorë dhe përkthyes për të bërë të mundur që Bibliotekat të kenë sa më shumë letërsi shqiptare.