Koreanoveriorët kanë armë bërthamore/ Armë nukleare në kufi me fqinjët jugorë

Koreanoveriorët kanë reaguar ashpër ndaj stërvitjes amerikane me fqinjët jugorë. Ata kanë thënë se kanë gati arsenalin bërthamor për të zhdukur çdo lloj kërcënimi. Vendi komunist po sheh mundësinë që të vendosë armë bërthamore në kufi me fqinjin e vet jugor.

Koreanoveriorët kanë thënë se kanë gati arsenalin bërthamor për të zhdukur çdo lloj kërcënimi ndaj tyre.

Breshëria e fundit e të raketave të Koresë së Veriut ishin simulim i përdorimit të armëve taktike bërthamore në fushën e betejës për të "goditur dhe zhdukur" objektivat e mundshëm të Koresë së Jugut dhe SHBA-së, raportoi media shtetërore e vendit më të izoluar në botë.

Amerikanët dhe koreanojugorët janë duke zhvilluar një stërvitje të përbashkët, që ka sjellë edhe këtë reagim nga fqinji komunist.

Koreanoveriorët kanë sinjalizuar se do të ndërmarrin teste edhe më provokuese.

Lëshimet e raketave - të gjitha të mbikëqyrura nga diktatori Kim - përfshinin një raketë balistike me aftësi bërthamore; raketa të tjera balistike të dizajnuara për të nisur sulme bërthamore në aeroporte, porte dhe objekte të tjera në Korenë e Jugut; si dhe një raketë balistike tokë-tokë e tipit të ri që fluturoi mbi Japoni.

Shqetësimet për programin bërthamor të Koresë së Veriut janë thelluar muajt e fundit pasi vendi miratoi një ligj të ri që autorizon përdorimin parandalues ​​të bombave të saj në raste të caktuara dhe mori hapa për të vendosur armë taktike bërthamore përgjatë kufirit të saj me Korenë e Jugut.