Kosova me doganë në Durrës

Qeveria e Kosovës ka hapur një zyrë doganore në portin e Durrësit përmes së cilës zhdoganohen të gjitha mallrat që vijnë nga vendet e treta dhe kanë si synim territorin e Kosovës. Dy ministrat e Ekonomisë së vendeve tona thanë se kanë si synim final bashkimin doganor të Shqipërisë dhe Kosovës.

Prej 1 tetorit në portin e Durrësit, ekziston edhe zyra doganore e Kosovës, përmes së cilës mund të zhdoganohen të gjitha mallrat që kanë si destinacion Kosovëm.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, dhe homologu i saj i Kosovës, Hekuran Murataj, inpektuan sot këtë zyrë, ndërsa Ibrahimaj tha se kjo është një arritje mjaft e rëndësishme për rreth 1040 subjekte private në Kosovë, ku u krijon këtyre të fundit lehtësi të shumta dhe ulje të ndjeshme kostosh.

"Do sjellë rritje të numrit të bizneseve të Kosovës që përdorin portin e Durrës në import dhe eksport".

Ndërsa për homologun e saj kosovar, zhdoganizimi i plotë mallrave i jep më në fund Prishtinës zyrtare dalje në det.

Me investimin që do të kryhet për ndërtimin e portit të ri të mallrave në Porto Romano dhe lidhjen hekurudhore mes dy vendeve, Durrësi kthehet në një port strategjik për gjithë hapësirën shqiptare.

"Tregtia mes dy vendeve të rritet, që ne të heqim çdo barrierë jotarifore dhe tarifore me qëllim që të arrijmë një nivel tjetër bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve."

Porti Durrësit tashmë me hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës, kthehet në portën unike hyrëse për sipërmarrjen kosovare në kuptimin e kontrollit doganor.