"Veliaj nuk kursehet", derdh 1.9 mln € të tjera pa konkurim tek Piramida

Bashkisë së Tiranës nuk i kanë mjaftuar 14 milionë euro për punimet në Piramidën, dikur të Enver Hoxhës.

Tashmë përmes një procedure me negocim, pra me bisedime të drejtpërdrejta, Erjon Veliaj ka vendosur t'i japë kompanisë fituese edhe 2.2 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe edhe 1.9 milionë euro.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në verifikimet e bëra Open Data e ka vendosur këtë procedurë të dhënë kompanisë "Fusha" me dy flamuj të kuq.

Së pari pasi është pa konkurrim dhe së dyti pasi është me negocim, pra pa shpallje publike të tenderit.

Edhe pse shuma është tejet e lartë, asnjë nga organet hetimore nuk ndërhyn për të verifikuar shpenzimet pa kufi të Bashkisë së Tiranës.

Madje as në rastin e parkut "Rinia" ku vetëm dy vite pasi u dhanë 1 milionë euro, Veliaj ndërhyri sërish pasi nuk kishte sistem vaditjeje dhe fusha e lodrave u amortizua.

Sa i përket tenderit, kompanitë kanë kërkuar shtesë për të përfunduar punimet, pasi duket se 14 milionë euro nuk kanë mjaftuar.

Dukshëm edhe për faktin se në Bashkinë e Tiranës nuk ka këshilltarë të opozitës, Veliaj nuk po njeh kufi në përdorimin e parave, madje edhe kur bën propagandë për investimet me paratë e taksapaguesve, harron të tregojë se sa miliona euro ka hedhur edhe me negocim dhe me tendera pa garë.