Nxitje për panelet diellore/ Shteti subvencionon me 70 % vetëm ato për ngrohjen e ujit

Qytetarët që instalojnë panele diellore për ngrohjen e ujit do të subvencionohen në masën 70 për qind nga shteti. Sipas projektligjit të publikuar për konsultim nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë, ndihma nga shteti nuk do të jepet për rastet e paneleve që kanë kapacitet për të furnizuar gjithë rrjerin e banesës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin për energjinë e rinovueshme për abonentët familjarë të cilët mund të prodhonin në një kapacitet deri në 500 Kw.

Sipas Agjencisë së efiçencës së Energjisë, abonentët familjarë do të subvencionohen nga shteti vetëm për panelet që përdoren për ngrohjen e ujit, dhe jo ato për prodhimin e energjisë që furnizon krejt rrjetin e banesës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Drafti ka përcaktuar se në skemën e përfitimit përfshihen vetëm ato subjekte të cilët do të tregtojnë dhe instalojnë panele diellore për ngrohjen e ujit.

Agjencia për Efiçencën e Energjisë thërret për aplikim subjektet tregtuese të cilët kanë interes për të ofruar dhe instaluar panelet diellore për ngrohjen e ujit në banesat e qytetarëve.

Nga 1 tetori, ato duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës për aplikim, deri më 18 tetor, ndërkohë brenda 30 tetorit do të publikohen subjektet të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

Për të gjithë operatorët të cilët do të pranohen për të tregtuar dhe instaluar panele diellore do të subvencionohen nga Agjencia Eficensës së Energjisë 70% të investimit, ndërsa 30% e financimit do të realizohet përmes abonentëve familjarë.

Nga 1 nëntori abonentët familjarë kanë të drejtë të aplikojnë për të vendosur panele diellore. Qeveria do të mbështesë 2000 familje të cilët do të paguajnë vetëm 30% të investimit.