Çmimi i energjisë në pikëpyetje/ Pas tërheqjes së Ramës, ERE mbledh bordin të enjten
Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi tërheqjen nga nisma për vendosjen e fashës së re për familjarët shqiptarë, Enti Rregulator Energjetik do të mbledhë të enjten bordin drejtues për të caktuar sesi do të aplikohet çmimi i energjisë elektrike.
Teksa kryeministri Edi Rama njoftoi që çmimi i ri energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për qytetarët të cilët do të konsumojnë 800këh, Enti Regullator prej ditësh mban peng vendimin për mos aplikimin e ccmimit të ri për energjinë.
Kjo pasi vendimi i qeverisë nuk është i vlefshëm nëse ai nuk miratohet nga ERE. Dhe për këtë arsye Bordi Drejtues i këtij institucioni do të vendosë këtë të enjte nëse energjia elektrike do të vijojë me çmimin që u vendos në mbledhjen e 23 shtatorit.
Dhe e gjithë kjo situatë duket se vijon të shkaktojë paqartësi tek qytetarët.
Nga Korporata Energjitike Shqiptare, thuhet se përgjatë muajit tetor, energjia elektrike nuk do të aplikohet me çmimin e ri për qytetarët që do të tjekalojnë fashën 800kWh.
Shkak i këtij vendimi sipas KESH, janë prurjet e reshjeve. Në varësi të situatës do të shihet se si do të vendoset gjatë nëntorit. Po ashtu KESH thekson se qytetarët kanë nisur të sensibilizohen për shpërdorim të energjisë elektrike.