Të mundësh dy tumore, Pranvera Arapaj tregon historinë e shëndetit me probleme
Sfida me kancerin është një nga më të vështirat, por Pranvera Arapit i është dashur të kaloj dy të tillë, e përsëri është në këmbë e fortë dhe me shumë pozitivitet. Ajo tregon historinë e saj duke kërkuar prej grave dhe vajzave të mos bëjnë gabimin e saj, por të kontrollohen vazhdimisht.
Pranvera Arapaj duket sikur po jeton një jetë të dytë. Problemet shëndetësore e kanë goditur në vazhdimësi, por ajo ka ditur të qëndroj e fortë.
Fillimisht u përball me tumor në veshka, por prej tij nuk u tremb.
“Rastin e veshkës e zbulova rastësisht. Shkova me një shoqe në spital dhe mjeku i tha shoqes time që nuk jam mirë.”
Ai që e frikësoi më shumë ishte kanceri i gjirit, i cili ju shfaq 5 vite pas të parit.
“Më shumë e kam përjetuar këtë të dytin, sepse u sëmura vetë dhe babai nuk e përballoi dot.”
Ishte në punë kur kuptoi se diçka nuk shkonte me shëndetin e saj.
“Punoja natën dhe kur e ngrita plakën me kapi një dhimbje në gjoks.”
Familja ishte e para që i shkoi në mendje kur mori vesh për masën tumorale. Mes lotësh fillimisht i tha bashkëshortit, Vitriut.
“U ndjeva shumë keq sepse thash se ku do ta lë burrit. Ai fillo të qante, qamë të dy dhe i thash se do të kalojë.”
E falenderon pafund për mbështetjen që i ka dhënë në momentet më të vështira.
“Nuk ia shpërblej dot sepse më ka qëndruar në çdo sekondë. Qante fshehurazi.”
Ndërsa Vitriu falenderon zotin që sot ka pranë bashkëshorten e tij.
“Keq ndihesha, mendoja të keqen. Tani sikur jemi rregulluar.”
Por në familje nuk ishte vetëm ajo që u përball me kancerin e gjirit, por edhe motra e saj, ndaj të cilës e ndjente si detyrim t’i jepte kurajo.
“Edhe motra pësoi të njëjtën gjë. Unë i jepja kurajo.”
Pa flokë e pa njërin gji, ajo kërkonte të përcillte një mesazh te të gjitha zonjat, të lënë për një moment punën e ti kushtojnë vëmendje shëndetit.
“Unë bëjë luftë me çupën dhe me nusen. U them që të t’i bëjnë sepse unë gabova, por këto të mos gabojnë.”
Fikë ka vetëm nga mundësia për një rishfaqje të mundshme.
“Frikën e kam se mund të më dalë diku tjetër.”
Sot ajo e vazhdon jetën njësoj si para dy tumoreve.
Duket e fortë përballë familjes, punon përsëri me bashkëshortin e i qëndron pranë nënës e fëmijëve.
Ajo ka fuqi të qesh si dikur.
