Artizanët shqiptarë në Gjirokastër, mbahet edicioni i 4-të i Panairit Kult-Art

Për 3 ditë me radhë në zonën historike në Gjirokastër është zhvilluar edicioni i 4-të i Panairit Kult-Art. Në këtë panair janë përfshirë programe të larmishme përfshirë aktivitete të cilat promovojnë Trashëgiminë, Kulturën dhe Kulinarinë.

Gatime tradicionale, veshje, objekte të ndryshme, muzikë e art, ishte kjo atmosfera për 3 ditë me radhë në Zonën Historike të Gjirokastrës.

Për të katërtin vit me radhë atje është mbajtur Panairi Kult-Art.

Artizanë shqiptarë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia e Veriut u bënë pjesë e panairit.

“Vijmë nga Gjakova. Promovojmë punimet prej balte që i punojmë prej 4 brezash.”

Punimet e dorës ishin ato që kryesonin si në bizhuteri, punime me djegie në dru, qëndisje të ndryshme apo edhe punimet e letrës.

“Nga Burreli dhe jam kostumografe. Merremi me traditën e folklorin.”

Ky është viti i 4 që Gjirokastra shndërrohet në qendrën e artizanatit ndërsa organizatorët thonë se duan që ta kthejnë në traditë këtë ngjarje.

Artizanët shqiptarë në Gjirokastër, mbahet edicioni i