Regjistrohen pronat në Gjirokastër, kreu i Kadastrës: Mbi 20 mijë pasuri të regjistruara
Në Gjirokastër tashmë të gjitha pronat janë të regjistruara. Përfundimin e regjistrimeve fillestare për mbi 20 mijë pasuri e njoftoi Kreu i Kadastrës Artan Lame i cili ndau disa certifikata për banorët e qytetit të gurtë.
Në Gjirokastër ka përfunduar regjistrimi fillestar i pronave.
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame tha se vështirësitë në qytetin e gurtë ishin të shumta pasi një pjesë e madhe e ndërtesave ishin të vjetra, me shtesa dhe asnjëherë të regjistruara.
Ky proces ka përfunduar për mbi 20 mijë pasuri.
“Pallatet e kohës së Enverit të mbetura të paregjistruar, ose pjesërisht të paregjistruar për shkak të vonesave në regjistrim. Nga sot Gjirokastra gdhihet me regjistrimin e plotë.”
Përfundimi i këtij procesi u jep mundësi qytetarëve që të pajisen me dokumentacion të rregullt për pronën e tyre. Certifikatën mund ta marrin vetëm 8 ditë pas aplikimit.
“Certifikata është një e shtypur gishti larg në e-albania.”
Regjistrimi fillestar i pronave ka përfunduar edhe në disa bashki të tjera si Himarë apo Finiq.
