Casemiro mendon largimin nga Man. United, ndihet i vetmuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2022, 08:52
U transferua te Manchester United për 70 milionë € në merkaton e verës. Edhe pse te Reali i Madridit ishte një nga liderët e skuadrës, Casemiro zgjodhi kontratën milionere me "Red Devils" prej 20 milionë € në sezon por pasi ka kaluar pak më shumë se 1 muaj, braziliani duket se është penduar.
Ai u ka bërë me dije miqve të tij të ngushtë se ka qenë një vendim i gabuar ai që mori për të lënë Realin dhe ky fakt e bën të ndihet keq. Manchester United vështirë se do ta lejojë të largohet pas investimit të bërë por lojtari mund të kërkojë huazimin në muajin janar.
Gjatë 8 ndeshjeve të para në Premier League, trajneri Eric ten Haag i ka dhënë shumë pak minuta 30-vjeçarit brazilian që kërkon të ruajë formën edhe për Kupën e Botës.
