Gra dhe fëmijë të bllokuar, momenti i dhunës në fushën e futbollit në La Plata të Argjentinës (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 12:03
Nuk ka paqe në futbollin argjentinas ku dhuna bëhet protagoniste. Pasi u raportua për 1 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në ndeshjen Gimasia La Plata-Boca Juniors, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë videot e para të trazirave.
Situata u përkeqësua kur tifozët brenda stadiumit, përfshirë femra dhe fëmijë, u përpoqën të dilnin, por portat ishin bllokuar për të penguar hyrjen e grupeve të tifozëve pa bileta.
