VIDEO/ Real Madrid i falet Militaos për t’u rikthyer i vetëm në krye

Mjafton Militao. Real Madrid del me tre pikë nga derbi i kryeqytetit me Getafen në stadiumin “Alfonso Perez” ku mbrojtësi brazilian tregoi karakter duke i dhuruar ekipit të Ancelottit një sukses të vyer pas ndalesës zhgënjyese me Osasunan pak ditë më parë në “Bernabeu”.

24-vjeçari shënoi që në minutën e tretë pasi kërceu më shumë se të gjithë në goditjen e këndit që Reali e fitoi në prekjet e para.

Fitorja e ngjit Realin përkohësisht të vetëm në krye të klasifikimit me tre pikë më shumë se Barcelona që do të presë Celta Vigon ndërsa në ndeshjet e tjera të së shtunës, Atletico Madrid kaloi me vështirësi Girona-n.