Dortmundi “merr flakë”, Modeste barazon në prekjen e fundit, Bayerni shpërdoron avantazhin (VIDEO)

Çfarë ndeshje në “Signal Iduna Park” mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen. Klasikja e Gjermanisë nuk ka fitues por triumfi shkon për spektaklin.

4 gola, barazim në sekondat e fundit për “grerëzat” që besuan deri në fund kur Modeste në prekjen finale i dhuroi ekipit verdhezi një barazim që bëri të shpërthente festa në stadiumin më spektakolar të Gjermanisë.

Muri i verdhë në festë pasi ashtu si rrodhën ngjarjet, për Borussian mund të kishte shkuar shumë më keq. Gorezka dhe Sane shënuan dy golat e parë të sfidës duke krijuar iluzionin se bavarezët mund të fitonin lehtësisht në këtë ndeshje ndërsa Moukoko dhe Modeste barazuan rezultatin. Me këtë barazim, të dyja skuadrat mbeten në kuotën e 16 pikëve në klasifikim.