“Nëna e të gjitha përballjeve”/ 1.5 miliardë dollarë, sfida më e shtrenjtë e historisë McGregor – Mayweather

Mund të jetë dueli më i shtrenjtë i historisë së ringut. McGregor – Mayweather jr. episodi i radhës në një përballje dyshe, në kafazin e MMA dhe në ringun e boksit.

“Nëna e të gjitha përballjeve”/ 1.5 miliardë

Bisedimet sekrete mes stafeve të të dy luftëtarëve zbulohen nga tabloidi “The Sun” që thekson se kjo do të ishte hera e parë për boksierin me ngjyrë që do të ndeshej në kafazin e MMA ndërsa përveç shumës së çmendur që do të qarkullojë për këto dy përballje, fituesi do të marrë edhe gjerdanin TBE (The Best Ever) ose shqiptuar (Më i miri i të gjitha kohërave).

“Nëna e të gjitha përballjeve”/ 1.5 miliardë

Ndeshjet do të zhvillohen në Abu Dhabi dhe në Arabinë Saudite në vitin 2023. Lajmi vjen rreth një muaj pas konfirmimit të Mayeather, i cili konfirmoi bisedimet me irlandezin.

Floyd e mbylli karrierën si boksier në vitin 2017 pasi mposhti edhe McGregor në Las Vegas, një përballje që gjeneroi plot 500 milionë dollarë. Ai vendosi një rekord unikal me 50 fitore dhe asnjë humbje

“Nëna e të gjitha përballjeve”/ 1.5 miliardë