Një mjeke nga Brazili për të “kuruar” zbulimin e Arsenalit…
Kombinim perfekt, tifozja e zjarrtë e Arsenalit në krah të lojtarit më në formë të momentit dhe zbulimit të “Topçinjve”. Braziliani Gabriell Martinelli është njeriu për të cilin po flitet shumë kohët e fundit, një nga njerëzit kyç të ecurisë fantastike të ekipit të Artetas që momentalisht dhe në mënyrë surprizë mban vendin e parë në Premier League.
Sekreti i talentit të Arsenalit? Me siguri Isabella Rousso, bukuroshja nga Rio De Janeiro dhe një mbështetëse fanatike e Arsenalit, me siguri edhe prej faktit se i fejuari i saj mban të veshura ngjyrat bardhekuq.
21-vjeçarja është studente në Londër por nuk humbet asnjëherë ndeshjet e të fejuarit të saj në stadium. Ajo dhe lojtari brazilian janë njohur rreth një vit më parë ndërsa Rousso vazhdn paralelisht edhe studimet për mjekësi.






