Shakira me mesazh të koduar për Piqué?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 18:37
"Nuk ishte faji yt...". Një postim që rikthen vëmendjen në Katalonjë ku po luhet drama Piqué-Shakira, çifti që u nda pas 10 viteve me dy fëmijë në mes, për kujdestarinë e të cilëve po luftojnë të gjithë.
Pak ditë pasi këngëtarja shprehu gjithë zhgënjimin dhe krizën që po lë pas ndarja, ajo poston mesazhin e pakuptueshëm në rrjetet sociale. Ndoshta ky është titulli i këngës më të re por ndoshta edhe një mesazh adresuar mbrojtësit.

Momentalisht, palët nuk kanë asnjë kontakt madje mediat iberike flasin për një marrëdhënie të tensionuar. Piqué nuk dëshiron që dy djemtë të jetojnë në Miami edhe pse këngëtarja kolumbiane këmbëngul për një gjë të tillë.
