VIDEO/ "Fenomeni", publikohet dokumentari që rrëfen Ronaldon e panjohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 15:08
Kompania e transmetimeve "pay" DAZN, e cila ka ekskluzivitetin e disa prej evenimenteve më të forta të planetit, ka realizuar një dokumentar me pjesët më të errëta e të panjohura të njeriut që nga shumë njerëz konsiderohet si më i madhi i futbollit, Nazario da Lima ose siç njihet ndryshe, Ronaldo.
Nëpërmjet një "trailer"-i të shkurtër, DAZN jep esencën e realizimit më të fundit në lidhje me jetën private por edhe profesionale të Fenomenit. Zidane, Vieri, Roberto Carlos apo Maldini, që të gjithë kanë kujtime të paharrueshme me numrin 9 më të fortë të historisë së futbollit.
Nga Brazili në Francë e Itali dhe Spanjë deri te dëmtimet e rënda, Ronaldo Fenomeni pushton ekranin.
