Faqja me “pullë të kuqe” kërkon të vendosë emrin në stadiumin e Everton
Faqja e specializuar për të rritur “Stripchat” i ka bërë një ofertë joshëse klubit të Evertonit për të vendosur emrin në stadiumin e ri që po ndërtohet dhe do të hapet shumë shpejt.
“Stripchat Sustainability Stadium” është propozimi që bën kompania e faqes me përmbajtje të lartë erotike dhe për këtë ofertë vendos në tryezë rreth 200 milionë dollarë. Momentalisht, punimet në zonën “Bramley-Moore Dock” janë drejt fundit dhe stadiumi do të hapet për sezonin 2024-2025 dhe do të zëvendësojë “Goodison Park” të ndërtuar që në vitin 1892.
???? | Work on installing the concrete terracing units is quickly shaping the internal shape of the north stand. pic.twitter.com/9VESsXX7uH
— Everton Stadium (@EvertonStadium) October 2, 2022
Stadiumi i ri me kapacitet rreth 52 mijë vende do të jetë një nga më modernët në Angli ndërsa kanë nisur menjëherë kontaktet me kompaninë amerikane që ofron rreth 20 milionë dollarë në sezon me një afat 10-vjeçar. Stadiumi më i ri në qytet ka krijuar rreth 14 mijë vende pune duke ndihmuar qytetin në një moment të vështirë të përfshirë nga shkalla e lartë e papunësisë.
???? "On the banks of the Royal Blue Mersey..." ????
— Everton (@Everton) March 26, 2021
A world-class stadium on the waterfront. Our future home. ???? pic.twitter.com/hhxgS7G5J1
Klubi i Everton ka bërë me dije se e gjithë energjia që do të ëprdoret do të jetë e rinovueshme ndërsa turizmi në qytet do të rritet ndjeshëm vetëm nga kjo vepër.
