Kukësi pa frena, mund edhe Bylisin në shtëpi
Braziliani Ferrieira gjen golin e dytë brenda një jave, ndërsa Shqiprim Taipi shton një tjetër për fitoren që i jep vazhdimësi sezonit pozitiv të Kukësit në Kategorinë Superiore.
Në “Kukësi Arena”, Bylisi mundet 2-0 nga skuadra e Enkeleid Dobit në një ndeshje ku vendasit dominuan dhe thyen ekipin më në formë të momentit. Me një të djathtë të saktë pas harkimit të ardhur nga e majta e sulmit, Ferreira e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 23 dhe pas tre minutave në VAR, gjytari kryesor e konfirmoi golin që zhbllokoi ndeshjen.
Në të 60-tën, Giasi uli bukur një top të ardhur nga krahët duke e servirur për Taipin që nuk gaboi me një të djathtë që u ndal në cepin e portës së mbrojtur nga Teqja ndërsa Bylis nuk arriti për asnjë moment të ishte në lartësinë e ndeshjes duke regjistruar humbjen e dytë të sezonit për të mbetur në kuotën e 11 pikëve, 3 më shumë se Kukësi i vendit të 8.
