VIDEO/ Inter me Asllanin titullar regjistron suksesin e dytë brenda 3 ditëve

Inter mbyll një javë të vuajtur por të suksesshme me dy fitore që fshijnë përfundimisht krizën e rezultateve dhe rikthejknë në shinat e suksesit ekipin zikaltër.

Edin Dzeko dy herë ndihmon Simone Inzaghin dhe skuadrën milaneze për ta kaluar Sassuolon në një transfertë shumë të vështirë ku vendasit barazuan përkohësisht rrjetën e parë të boshnjakut por nuk arritën ta bënin sërish teksa në të 75-ën shtatlarti kaloi sërish Consigli-n për të vulosur një sukses shumë të rëndësishëm.

Fitore morali por edhe me rëndësi për klasifikimin e Interit pasi të mërkurën skuadra zikaltër viziton stadiumin “Camp Nou” për ndeshjen më të rëndësishme deri në këtë pikë të sezonit, atë kundër Barcelonës në Champions League ku një fitore ose barazim mund ta shtyjnë drejt fazës tjetër.

 Në ndeshjen e Regio Emiglia-s, Kristjan Asllani u aktivizua titullar por nuk doli në fushë pas pushimit të pjesës së parë duke u zëvendësuar nga Mkhitarian për shkak edhe të kartonit të verdhë.