Vlorë, zjarr i madh në zonën e hidrovorit
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 8 Tetor 2022, 21:33
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e hidrovorit të qytetit, midis fshatit Nartë dhe fshatit të Akernisë.
Edhe pse efektivët zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë që prej pasdites, situata nuk është e lehtë pasi zjarri ka fituar terren te gjerë.
Përveç shkurreve dhe bimësisë, mësohet se po dëmtohen nga flakët me dhjetëra pisha.


