Ky është 53-vjeçari që dyshohet se përdhunoi dhe shiti 12-vjeçaren, çfarë thonë fqinjët
Lagjja e Colonos në Greqi është tronditur nga lajmi se një familjar 53-vjeçar sëbashku me një 42-vjeçar tjetër kishin abuzuar seksualisht me një 12 vjeçare.
Në fakt, 53-vjeçari akuzohet edhe si tutor, pasi dyshohet se ka shitur vajzën e mitur.
Sipas informacioneve, denoncimi është bërë nga nëna e të miturës.
Vajza 12-vjeçare punonte në dyqanin e 53-vjeçarit, pasi vjen nga një familje e madhe dhe përballeshin me probleme financiare.
I pandehuri 53-vjeçar është familjar dhe dyqanxhi me emër shumë të mirë në lagje, thonë banorët e zonës, të cilët janë shokuar nga lajmi.
“Ai është familjar, ka emër të mirë dhe dyqan. E pamë vajzën këtu në lagje, në dyqanin e tij, po e ndihmonte sepse vjen nga një familje e madhe, u tronditëm kur morëm vesh lajmin. Gjithçka që u gjet janë antike, mblidhte sende, është hobi i tij.Vogëlushja po e ndihmonte, duke pastruar disa rafte në dyqan. Do të ishte e tmerrshme nëse diçka e tillë është e vërtetë”, theksojnë fqinjët.
