Nata e dytë në Vlorë, FNSH vijon kontrollet për eksponentët krimit
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 8 Tetor 2022, 20:14
Për të dytën ditë me radhë, FNSH ka zbarkuar në Vlorë teksa vijon aksionin e tyre blic në hyrje të qytetit të Vlorës.
Në rrethrrotullimin e Nartës, sëbashku me policinë e qarkut kanë kryer kontrollin e automjeteve të shtrenjta, ato të dyshuara si dhe me xhama të zinj.
Po kërkojnë për armë, drogë dhe eksponentë të krimit të organizuar.
Gjatë mbrëmjes së djeshme por edhe sot mësohet se kanë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona të krimit.
Kontrollet vijojnë në qytet.


