Bushati: Ka mënyra të ndryshme për të përsekutuar Veriun, njëra është koncensioni Milot-Balldre

Deputeti demokrat, Helidon Bushati, ka ngritur shqetësimin për koncesionin Milot-Balldre.

Janë 8 km rrugë, që gjatë verës bëhen për 2 orë.

Filloi si projekt në vitin 2018 dhe duhej të përfundonte në vitin 2021, por akoma nuk është hedhur lopata e parë.

Ndërtim dhe mirëmbajtjepër 17 km u firmosën 256 milion euro, ndërkohë që BE me standartet europiane të njëjtën gjë e ka parashikuar me 147 mililion euro, në kuadër të autostradës Adriatiko-Joniane.

Pra, 109 milion euro më tepër për të njëjtën rrugë.

Bushati kujton se në vitin 2019 zv/kryeministri Braçe pati deklaruar që koncesioni nuk do bëhet pasi koncesionari nuk i është përgjigjur kontratës.

Në tetor të vitit 2021 vetë ministrja Balluku,në Komisionin e Aktiviteteve Prodhuese, deklaroi që në mars të 2022 punimet do të fillonin patjetër.

Jemi në tetor 2022, dhe përveç inagurimit periodik të fillimit të punimve që nuk fillojnë asnjëherë, Bushati evidenton se nuk ka asnjë zhvillim.

Qytetarët do presin edhe të paktën 4 vite të tjera, thotë ai, në mënyrë që mos të jenë të detyruar të shpenzojnë 2 orë kohë për 8 km rrugë, apo më keq akoma mos të ndërmarrin fare rrugën e Veriut.