Të varfër e të pastrehë, në Vlorë familjet që jetonin në ish-shtëpinë e oficerëve u nxorën jashtë
Familjet e pastreha të cilat pak muaj më parë u dëbuan nga ish-shtëpia e oficerave në Vlorë, e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit për tu rikthyer në zyrë kadastrale, kanë mbetur në qiell të hapur dhe pa një zgjidhje. Ata thonë se bashkia u ka premtuar strehim por deri më tani nuk është bërë asgjë për të.
Në këtë cep rrugë në Vlorë qëndrojnë bashkë me rrobat e tyre, familjet të cilar deri para pak muajsh jetonin në ish-shtëpinë e oficerëve.
Rikonstruktimi i objektit dhe hapja e zyrave të reja kadastrale atje, ka bërë që disa familje të mos kenë më stehë mbi kokë.
"Me 7 fëmijë, gruan dhe nënën, kemi katër muaj pa ngrënë, pa pirë, pa larë."
Thonë se prej muajsh flenë në rrugë pa gjetur një zgjidhje.
"Fle fëmija këtu jashtë. Kaq mundësi kam."
Bashkia u ka premtuar disa herë srehim, por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje.
"Jam shtatzënë, dua një shtëpi ku të fus kokën."
"Kam vajtur dy herë në bashki, na kanë përcjellë."
8 familjet që i përkasin komuniteteve rom dhe egjiptian, apelojnë për një zgjidhje të shpejtë të situatës, pasi temperaturat kanë nisur duke u ulur dhe dimri është në prag.
