“Franca gjithmonë i ka shkelur një sy Rusisë”, Kotorri: Propozimi i Macron për Komunitetin Politi manovër jo plan konkret
Brenton Kotorri ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në një intervistë për RTV ORA foli rreth Komunitetit Politi Europian të propozuar nga Macron.
Sipas tij propozimi francez është më shumë një taktikë se një platform me përmbajtje.
Brenton Kotorri: I gjithë propozimi francez është më shumë një taktikë se një platform me përmbajtje. Kur Macron e ritheksoi propozimin francez në Ditën e Europës mori një propozit të 1989 kur do të binte perdja e hekurt. Dy vizione e ndajnë vizionin europian ai francez dhe ai britanik. Gjithë çfarë ka ndodhur së fundmi, vijim i retorikave të hershme. Është më shumë një manovër se një plan konkret.
Si ndikon për Shqipërinë?
Brenton Kotorri: Mund të themi sikur nuk e pret dikë te zyra por te paralobi. Ka shumë vende me interes gjeostrategjik me të cilin BE nuk merret ndryshe veçse duke i krijuar një platformë artificiale. Janë hapa drejt BE por kjo mund të shitet si progress i Shqipëris në BE. Iluzion.
Kotorr hedh dhe idenë që Komuniteti Europian i propozuar nga Macron mund të jetë për ti thënë Putin shiko se ne mund ta krojojmë zonën buferike që ti kërkon pa i anëtarësuar këto shtete në BE.
Brenton Kotorri: Franca gjithmonë i ka shkelur një sy Rusisë. Shteti francez nuk ka një dënim të plotë apo të egër si Britania. Komuniteti Europian i propozuar nga Macron mund të jetë për ti thënë Putin shiko se ne mund ta krojojmë zonën buferike që ti kërkon pa i anëtarësuar këto shtete në BE por duke përfshirë dhe Moldavinë, dhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën në një zonë buferike që quhet Komuniteti Europian.
