Tentoi t’i fusë kokainë djalit në burg, arrestoi babai, e kishte fshehur poshtë shollës së atleteve

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë.

Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë.

Aty ai kishte mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, të dyshuar lëndë narkotike.

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Tentoi t’i fusë kokainë djalit në burg, arrestoi babai, e