Çështja e detit, Rama: Do ulemi dhe do të flasim, procesi do kohë, nuk kemi konsensus me Greqinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2022, 18:19
Nga Praga ku u diskutua mbi Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Rama foli edhe për çështjen e detit me Greqinë e cila do të shkojë në Hagë.
Ai bëri me dije se procesi është duke vazhduar dhe se kërkon kohën e vet, ndërsa shtoi se akoma nuk ka një konsensus mes palëve.
Rama: Do të ulemi dhe do të flasim, sepse ky është një proces ligj me proceduara që ne do t’i respektojmë, sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë. Qëndrimi i unifikuar që kërkon gjykata, kërkon kohën e vet. Nuk kemi një konsensus nga palët.

