Rama: Do të mblidhen edhe ministrat e energjisë së rajonit në Pragë për krizën energjetike
Nga Praga ku u diskutua mbi Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Rama u shpreh se do të ketë edhe një takim të ministrave të energjisë së rajonit për krizën energjetike.
Ai bëri me dije se kjo çështje do të diskutohet po në Pragë, pasi është një çështje që nuk prek vetëm B-në, por edhe gjithë vendet e tjera të kontinentit.
Rama: Lajmi i mirë është që me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit, është pranuar që të thirren ministrat tanë të energjisë në ministerialin që do të zhvillohet po në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje evropiane dhe jo vetëm e BE-së.
Në tryezën ku kam qenë me kryeministrin e Holandës ka qenë në fokus kriza energjitike dhe si vendet tona do të mund të ndihmohen në mënyrë të drejtpërdrejtë.
