Rusia “zgjon” Europën/ 44 liderë mblidhen në Pragë, mes tyre edhe kryeministri Rama
Rreziku rus ka zgjuar Evropën nga burokracitë duke sjellë edhe një reagim nga kontinenti i vjetër. 44 liderë, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, janë mbledhur në Pragë për të dikskutuar mbi luftën në Ukrainë, krizën energjitike dhe sulmet kibernetike. Nga kjo tryezë pritet të marrë formë edhe propozimi i presidentit francez: krijimi i komunitetit politik evropian, një mekanizëm që sipas Ramës nuk zëvendëson anëtarësimin në BE, por i jep mundësi Shqipërisë të ulet në tryezat europiane.
Përballja me rrezikun rus si dhe ndikimi e agresionit të moskës ndaj Ukrainës në të gjithë kontinentin e vjetër ka sjellë nevojën e mbledhjes së të 44 lidervë të Europës në Pragë për të dikutuar mbi të gjitha pasojat siç është kriza energjitike dhe sulmet kiberntike.
Mbledhja e udhëheqësve përtej kufirit politike të BE, për kryeministrin shqiptar nuk është një risi, por është një ide e rizgjuar nga momenti i vështirë që po kalon e gjithë bota.
"Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europian," tha ai.
Edi Rama u ka shpjeguar gazetarëve të huaj edhe rëndësia që ka krijimi i komuniteti politik për Vendin tonë.
"Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit perëndimor, e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë," tha Rama.
Krijimi i Komunitetit politik europian është një ide e presidentit francez Emannuel Macron dhe e mbështetur hapur edhe nga Holanda dhe pa asnjë dyshim edhe nga vendi ynë.
Kjo nisëm poltiike nuk do të ektë asnjë ndikim të dretjëpërdrejtë tek jeta e qytetarëve shqiptarë por Shqipëria do të ketë një karrige në tryezat poltiike të udhëheqësve europianë për të diskutuar pikërisht mbi të gjitha çështjet apo pasojat që prekin Europën dhe jo vetëm.