Socialistja Evropiane nuk ftoi Metën në Kongres? Nesho: Propagandë për të hequr vëmendjen nga problemet
Partia e Lirisë ka reaguar përmes nënkryetarit të saj Agim Nesho lidhur me lajmin se kryetari i kësaj partie, Ilir Meta nuk ka marrë një ftesë për tu bashkuar në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.
Agim Nesho thotë se lajmi është pjesë e propagandës që do të heqë vëmendjen nga problemet kryesore për Shqipërinë.
Nesho gjatë intervistës për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj u shpreh se Partia e Lirisë mbron vlerat dhe principet evropiane, është për avancim të prioriteteve euroatlantike.
Sipas tij partnerët e rinj të Partisë së Lirisë do të zgjidhen në bazë të vlerave që përfaqësojnë.
Agim Nesho: Partia e Lirisë që ka ardhur nga Meta por e shtyrë nga nevoja. Është një parti e re me një spektër të gjerë, ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Nuk kemi të bëjmë vetëm me LSI-në që në mënyrë të drejtë ka punuar për integrimin e Shqipërisë në BE. Tashmë ka një përfaqësim më të madh, një përkrahje më të madhe.
Kjo parti mbron vlerat dhe principet evropiane, është për avancim të prioriteteve euroatlantike. Kjo parti ka një kohë të gjatë që po punon dhe partnerët e rinj do të zgjidhen në bazë të vlerave. Kjo është e turpshme, ka një manipulim për të ndryshuar vëmendjen e opinionit publik. Këta janë pjesë e propagandës që do të heqë vëmendjen nga problemet kryesore për Shqipërinë.
