Në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet vlonjati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2022, 16:15
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 58-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në fshatin Karbunarë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim F. K.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 27 korrik i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet se më 6 qershor, në fshatin Karbunarë ka kanosur shtetasin N. M., për motive të dobëta, me armë zjarri automatike.
Arma u sekuestrua nga Policia, ditën e ngjarjes.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

