Humb kontrollin dhe del nga rruga me motor, 28-vjeçari nga Devolli transportohet te Trauma

Një i ri mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj të Devollit.

Shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.