Debati në Kuvend/ Salianji, Çuçit: Keni 300 vrasje të pazbuluara. Nuk kapni dot as ato që ju çon SPAK
Në seancen plenare Deputeti i PD Ervin Salianji përmes fotove ilustruese për vrasjet në mes të rrugës akuzoi qeverinë për dështimin përball krimit. Madje ai akuzoi se ngjarjet mafioze nuk janë zbardhur.
"Nuk mund t'ju them që vrasja në Kozara, ku fqinji mbyt fqinjin është përgjegjësia juaj. Por, pa diskutim që kur vritet Erjon Çela dhe plagosen katër persona në Don Bosko, në mes të njerëzve, pa diskutim që do t'ju them që është përgjegjësia juaj, se policët i ke aty rrotull. I ke të gjitha të pazbuluara. Ke thuajse 300 vrasje të pazbuluara. Pra nuk keni fuqi, nuk keni fuqi t'i kapni edhe këto që ju çon SPAK-u, sepse ju kanë kapur deputetët, ju kanë kapur drejtuesit e policisë... Urdhëro, si mund të jenë skena këto që të ngjallin siguri? Kanë ndodhur tani, një muaj ngjarja."
Duke sjellë në vëmendje debatin për zhdukjen e Ervis Martinajt, Salianji akuzoi se të shumëpërfolurin e kanë ndihmuar pikërisht uniformat blu.
5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan”, tha Salianji.
Në përgjigje të interpelancës, ministri Bledi Çuçi solli në vëmendje shifrat, që sipas tij tregojnë që masat e policisë kanë forcuar sigurinë.
Një tjetër përplasje mes mazhorancës dhe opozitës është zhvilluar edhe mbi pagat e efektivëve, që për Salianjin janë të ulëta, por për ministrin janë rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën e qeverisjes prej PD.
