"Kalivaçi pa ujë e rrugë", banorët e fshatit në Memaliaj: Djemtë po mbeten beqarë
Shtrihet Buzë Vjosës, por fshati Kalivaç në Memaliaj po thahet për ujë edhe në Vjeshtë. Banorët atje thonë se janë të harruar nga bashkia, drejtuesit e të cilës thonë se kujtohen për ta vetëm për votat
Furnizoheshin vetëm njëherë në 24 orë, ndërsa prej ditësh në çezmat e banorëve të Kalivaçit në Memaliaj uji nuk shkon fare.
"Po bëjmë 10 ditë pa ujë. U meruam për pikën e ujit. Këtu në këtë fshat është ndjerë mungesa e ujit e sidomos këto ditët e fundit që ka pësuar defekt pompa, njeri nuk interesohet," thonë banorët.
U kanë kanë treguar se shkak është bërë një defect në pompën kryesore, por zgjidhje nuk u kanë dhënë.
"Është prishur pompa. Ka dalë nga memorja siç na thanë dhe nuk kemi ujë. Këtu bëhet fjalë për ditë, për natë. Uji është jeta, po për këtë nuk interesohet njeri fare," thonë ata.
Kush me makinë e kush me kafshë pune udhëtojnë në zona të tjera për të mbushur bidonët që nuk mjaftojnë.
"Po mbahet shtëpija me bidona me ujë. I marrim i vendosim aty dhe pastaj i ngjisim me pompë lart," thotë një banore.
Mungesa e ujit është vetëm një prej problemeve me të cilat përballen banorët e Kalivaçit me të cilat sic tregojnë po I lënë djemte beqarë.
"Po i lënë njerëzit pa ujë. Shumë djem këtu janë edhe pa martuar se thonë nuk kanë të ardhura," thotë një tjetër.
Ndjehen të harruar e braktisur nga Bashkia e Memaliajt dhe qeveria qëndrore!
Thonë se për ta kujtohen vetëm kur u kërkojnë votën.
"Për fushatë i ke këtu ata. Rrijnë me orë. Vijnë që ti mbushin mendjen popullit, marrin votën edhe kur të vijnë prap.
Ne nuk dimë kush është deputeti. Në fushatë vijnë dhe shtrijnë dorën," thonë ata.
Në këto kushte vit pas viti, jo vetëm të rinjtë, po ikin nga Kalivaçi.
"Ça thotë Edi Rama Mos ikni këtej, mos ikni andej, mos ikni në Angli. Ku të shojnë djemtë. Çfarë do të hanë? E ke fshatin plot e pa punë janë," thotë një banore.