Demalia: Nobelin e fitoi Annie Ernaux, “Pretendenti i përjetshëm” Ismail Kadare prap në pritje

Analisti Ilir Demalia ka reaguar lidhur me ndarjen e çmimit Nobel në Letërsi për këtë vit, i cili i ka shkuar shkrimtares franceze Annie Ernaux.

Ai shkruan se ajo është edhe një aktiviste sociale e padrejtësive dhe problemeve sociale që ka Franca me emigracionin, padrejtësitë ndaj gjinisë femërore.

Ndërkohë Demalia shton se “Pretendentë i përjetshëm” Ismail Kadare sërish rri në pritje, duke publikuar edhe një poezi të tij për Laçin në kohën e diktaturës.

Demalia: Annie Ernaux shkrimtare franceze në moshën 82 vjeçare fitoi çmimin Nobel në letërsi sot për 2022. Përpos shkrimtare Annie ka qenë dhe vazhdon të jetë një aktiviste sociale e padrejtësive dhe problemeve sociale që ka Franca me emigracionin, padrejtësitë ndaj gjinisë femrore e.t.c. “Pretendenti i përjetshëm” Ismail Kadare prap në pritje!!! Poezi e Ismailit për Laçin.