Rama në Pragë: Komunitetit Politik Evropian në banë bashkë, jemi përballë një epoke rreziku

Nga Praga ku u diskutua mbi Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Rama u shpreh se ky është një proces që ka hasur shumë pengesa, por që e bashkon më shumë familjen evropiane.

Sipas tij, krizat nuk mund të ndalen, prandaj vendet duhet të bëhen bashkë për t’i përballuar ato në atë që ai e quajti si një epokë rreziku tashmë.

Rama: Ky është një proces, por me rëndësi është që është lançuar një proces i ri që nuk është i ri, por që ka hasur në pengesë që nuk e kanë lënë të zhvillohet. Besoj se edhe për shkak të gjithë frymën së krijuar nga solidariteti me Ukrainën, që e ka bashkuar familjen demokratike në Evropë, besoj që projekti ka të gjitha gjasat të konsolidohet më tutje. Në një situatë si kjo, Evropa është në pikën që për ta parashikuar të ardhmen duhet ta krijojë.

Është një komitet vendet që bashkohen për të adresuar çështje që janë gjithmonë më të përbashkëta. Nuk mund të ndahen në pjesë krizat e ndryshme. Prandaj e ardhmja na i sjell bashkarisht problemet sepse jemi në një epokë të re rreziku. Kemi dalë nga epoka e perspektives së sigurt dhe jemi në epokën e rrezikut. Prandaj të gjithë janë të nxitur nga inflacioni i luftës që nuk e kemi filluar ne, por që nuk e shmangim dot ardhjen e pasojave tek ne, edhe me ardhjen e rublave të pista që duan të ngatërrojnë punët, apo me çmimet.