Akuzat dhe spërdredhjet e Veliajt| Një përgjigje Kryebashkiakut të tenderave: Bishti i qenit, bisht qeni mbetet!

Erion Veliaj, i cili për pak ditë do të shfaqet në çdo derë të kryeqytetit duke u lutur për mandatin e tretë vijon që akuzave dhe skandaleve t’u përgjigjet me sulme të ulëta mediave, të cilat i bëjnë publike afera e dyshuara si korruptive.

Në intervistën e dhënë së fundmi në TVSH, gjuha e Erion Veliajt shkoi aty ku i dhemb dhëmbi, duke iu rikthyer sulmeve ndaj Ora News.

Por pa dashjen e tij, kreu i bashkisë së Tiranës dha një shprehje mjaft ofenduese për kategori të caktuara.

"Bëjnë skilen duke ecur si akrobatë që të mos ofendohet njeri."

Sa për përdredhjet kujtojmë se për të marrë fonde dikur në krye të MJAFT-it Veliaj është veshur dhe si mbrojtës i LGBTI.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe që të mbrosh kategori të caktuara shoqërore, por turpi qëndron tek përfitimi financiar nga të drejtat e tjetrit.

Dhe nuk është hera e parë. Kështu ka bërë me shumë e shumë premtime, ndaj për këtë sjellje të Erion Veliajt do huazojmë shprehjen e të madhit Mirush Kabashi në filmin “dora e ngrohtë”.

"Bishti i qenit është i shtrembër dhe atë sado ta tërheqësh prapë i shtrembër mbetet."

Por jo vetëm kaq. Edhe pse kryeministri ka kërkuar të hiqet dorë nga tenderat me negociim dhe pa garë, bashkia e Tiranës nuk i ka ndalur asnjëherë.

Përgjigje presin dhe akuzat për shembjen e Teatrit, kontrata dhe pagesa për incineratorët, dosja e famshme e Ndraghetës e shumë e shumë të tjera.