Rrugorja shton kontrollet në afërsi të shkollave, Bakalli: Në fokus mjetet urbane dhe interurbane

Policia e qarkullimit ka ndërmarrë masa shtesë për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë në afërsi të institucioneve shkollore

Nën komisar Arben Bakalli thotë se kontrollet kanë nisur para fillimit të sezonin shkollar e ndërsa fokusi mbetet aty ku edhe prezenca e fëmijëve është më e lartë.

“Problematike e kemi pasur pjesën e rrugës së “Dritan Hoxha”, “21 dhjetorin”, rrugën e “Dibrës” që janë njolla të zeza dhe jemi të përqendruar më shumë.”

Sipas Bakallit më nisjen e universiteteve do të këtë edhe masa të shtuara për mjetet interurbane.

Komandanti tregon se të gjithë shoferët do t’i nënshtrohen testeve te alkoolit e ndërsa nuk do të ketë zbutje të dënimit për ata që përdorin telefonin.

“Në lidhje me këto drejtues kemi ushtruar edhe para fillimit të shkollës kontrolle për përdorimin e pijeve dhe rripin e sigurimit.”

Për sa i përket transportit publik në kryeqytet Bakalli tregon se mjetet urbane pozicionohen keq ne vendet e tyre çka sjell edhe trafik të rënduar.

“Një nga problematikat kemi me urbanët që pozicionet gabim në stacionet e autobuzave dhe bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve.”

Pavarësisht se sistemi i gjobave ende nuk është vendosur në funksionim si më parë, policia vazhdon vendosjen e masave administrative për shkelësit.