Një kampion bote dhe ish lider i Bayern Munchen në krye të stolit të Leverkusen

E mbylli karrierën si lojtar në Gjermani dhe do ta vazhdojë si trajner po në Bundesliga. Xabi Alonso, ish-mesfushori që fitoi gjithçka të mundshme me Real Madrid fillimisht dhe Bayern Munchen më pas, merr një ofertë joshëse që nuk e bën të mendohet dy herë.

Ish-mesfushori bask do të drejtojë Bayer Leverkusen. Ofertë e kuptueshme nga “aspirinat” për një njeri me karakter të fortë dhe shumë serioz e i disiplinuar edhe si lojtar. Pas eksperiencës te Real Madrid B, Alonso është zyrtarizuar në stolin e Bayer Leverkusen ku ka firmosur deri në vitin 2024 duke zënë vendin e Gerardo Seoane, në stolin e skuadrës nga Leverkuseni që prej fillimit të sezonit të kaluar.

Humbja ndaj Portos në Champions League ishte zhgënjimi i fundit i Bayer Leverkusen që në Bundesligë mban vendin e parafundit me 5 pikë në klasifikim. “E njoh Bayerin, është një klub i shkëlqyer me shumë lojtarë cilësorë në përbërje. Pavarësisht pozicionit delikat në klasifikim objektivat tanë mbeten ambiciozë”, janë fjalët e para të Alonsos.