Sezoni i shqiptarëve, pas Vllaznisë edhe Apolonia shkëlqen në Champions League


Apolonia U-19 kualifikohet në play-off të UEFA Champions League duke regjistruar arritjen më të madhe të futbollit shqiptar për të rinj.

Skuadra bardhjeshile mundi 3-1 Asatana-n e Kazakistanit në një 90 minutësh model dhe pa asnjë gabim duke ia bashkangjitur këtë rezultat barazimit 1-1 të ndeshjes së parë për të vijuar më tej rrugën në kompeticionin e kampionëve.

Ekipi fierak shënoi dy golat e parë me Maksutin në fraksionin e parë dhe në të dytin ndërsa Kurti shtoi një rrjetë tjetër duke e bërë të pavlefshëm golin e Zhumëbekov.

Tashmë një sfidë tjetër e dyfishtë del përpara fierëkëve, e fundit në rrugëtimin paraeleminator përpara grupeve. Hajduk Split do të jetë kundërshtari i radhës. Pak ditë më parë këtë objektiv e arriti Vllaznia e femrave ndërsa asnjë ekip të rinjsh nuk kishte ecur kaq larg .ë parë në Champions League.