Mbante automatik në ambjentin që kishte në përdorim, arrestohet 25 vjeçari në Lazarat

Një 25 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër për armëmbajtje pa leje, pasi në banesë iu gjet një automatik.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Sopoti"u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik," njoftoi policia.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".